POLITIKË

Bushati i përgjigjet Blushit: Dekorimi i kryeministrit, nder për popullin shqiptar

12:36 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ironisë së përdorur nga Ben Blushi për dekoratën e kryeministrit në Francë,  i është përgjigjur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit. Ai u shpreh se si në rastin e Ismail Kadaresë dhe për Ramën duhet të ishim ndjerë njësoj krenarë.

‘’Dekorimi që iu bë kryeministrit të Shqipërisë është nder për popullin shqiptar. Nuk është rasti i dashur Ben që të tregohemi cinik as me kryeministrin e Francës dhe as me kryeministrin tonë. është për herë të parë në historinë e Francës që shkohet përtej marrëdhënieve të reciprocitetit.

Po aq të nderuar sa jemi ndjerë kur dekoratën e mori Kadareja duhet të ndjehemi dhe tani. Shpresoj të ketë qenë nga pakujdesia gjuha cinike dhe ndaj emigrantëve. Të kam dëgjuar jo shpesh të derdhësh lot krokodili për emigrantët, për votën e tyre, ke shigjetuar këdo që të ka dalë para.

Duhet të jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë strategjik, pasi Franca është një aleat dhe një fuqi nukleare’’, deklaroi Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.