Show-Bizz

Dedikim për ditëlindjen e të fejuarës, Granit Xhaka: Për ty u bëra “hajdut”…

13:58 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Sot është një ditë e veçantë për të fejuarën e futbollistit shqiptar, që luan me përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka, pasi ka ditëlindjen. Dhe nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë, nga personi që i ka rrëmbyer zemrën, i cili ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetin social “Facebook”. Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet me Arsenalin, veçse i ka uruar ditëlindjen vajzës më të bukur në botë, siç e cilëson ai, të fejuarën e tij, Leonita Lekaj, ka theksuar se për prindërit e saj mund të jetë “hajduti”, që i ka rrëmbyer engjëllin e tyre. Xhaka i ka bërë edhe një premtim njeriut të zemrës: “Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq”.

Ja postimi i plotë i Granit Xhakës

“Ditëlindjen sot e ka vajza më e bukur në botë. Vajza që sot e përjetë do jetë në zemrën time.
Për vajzën e cila më ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetës, që më dha gjithçka që më mungonte, që më qëndroj pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta .
Ditëlindja jote zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por është shumë e rëndësishme për ne të dy. Për prindërit e tu unë mund të jem hajduti i engjëllit të tyre, por për mua nuk kishte si të ishte ndryshe. Për ty ja ka vlejt që të quhem i tille !
Të dua shumë bukuroshja ime, ❤ime dhe ishalla o zot përjetë bashkë 🙏.
Gëzuar ditëlindjen shpirt edhe u bëfsh 💯 vjeç. Të Uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq.
Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im 😘❤!
Te duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem❤”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.