SPORT

Prifti grek “fal” Andi Lilën, për talljen që i bëri para disa ditëve

11:36 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Andi Lila e kalon pa pasoja talljen që i bëri priftit grek Maksim në videon e para disa ditëve nga grumbullimi me Kombëtaren.

Vetë kreriku ortodoks e ka falur lojtarin, pasi klubi i PAS Janinës e la të ardhmen e mesfushorit në dorë të klerikut ortodoks.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në rrjetet sociale. “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në komentin që shoqëron foton ku ai shfaqet me priftin e Janinës dhe një zyrtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.