Show-Bizz

Shtatzënë dhe plot nur, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në pritje të ëmbël…

08:59 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja simpatike e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pret së shpejti që të bëhet nënë, të paktën kështu duket nga fotot e postuara në rrjetet sociale, ku dallon qartë barku i rrumbullakosur.

Tabaku është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pritet që të lindë binjakë, kanë konfirmuar burime për “Panoramën”.

Nga fotot e postuara, Tabakut i ka rënë një nur, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzëna. Tabaku ka shumë kohë e martuar me Saimir Sallakun dhe në një intervistë të disa viteve më parë pat deklaruar se mezi priste të bëhej nënë. Mesa duket momenti i shumëpritur erdhi…Tabaku është në pritje të ëmbël…

Pavarësisht faktit se është shtatzënë, Tabaku nuk është se i ka ndalur impenjimet e saj. Ajo është parë shpesh në “Çadrën e Lirisë”, ku po zhvillohet protesta e opozitës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.