AKTUALITET

60 kg kanabis / 4 të arrestuarit i thanë policisë se po transportonin jonxhë

21:54 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Operacion i koduar “Stop”, ka çuar në arrestimin e katër personave, që iu gjend 60 kilogramë kanabis. Policia e Lezhës ka ndjekur nga ky qytet deri në Kamzë 3 automjete, njërin tip “Jeep” ku ndodhej droga, dhe dy mjete shoqëruese.  Automjeti “Jeep” ka qenë i mbushur me thasë me kanabis, të cilat pavarësisht se ishin të dukshme, nuk kanë përbërë shqetësim për trafikantët. Në zonën e institutit bujqësor në Kamzë policia ka ndërhyrë duke ndaluar mjetet.

Drejtuesi i makinës që transportonte drogën ka deklaruar për policinë se makina ishte e mbushur me thasë me jonxhë, por pas kontrollit u zbulua se në fakt ishte kanabis.  Në pranga janë vënë 4 persona: Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë; Nikë Vatnikaj, 23 vjeç; Qerim Kolgjini, 23 vjeç; dhe 17-vjeçari me iniciale D. G, të tre banues në Tiranë.  Droga mësohet se ishte gati për tregtim, ndërsa po hetohet për zbardhjen e prejardhjes dhe destinacionit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.