AKTUALITET

(Audiopërgjimi) Policët i luten Nar Kokës: Aman o Nardi na jep telefonin!

20:57 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi e shoqëruan në komisariat për kundërshtim të forcave të policisë, Leonard Kokës, negociatorit të marrëveshjes së 1 Prillit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës i kanë kërkuar të dorëzojë telefonin. Por Leonard Koka më parë ka kërkuar sqarime nga policët se përse është shoqëruar, dhe se kush e ka dhënë urdhrin për ta mbajtur në komisariat.

Këtë gjë e vërteton edhe regjistrimi audio i bërë brenda në Komisariat. Në audion e publikuar nga Balkanëeb, i ndaluari i kërkon policëve arsyen e shoqërimit. Biseda e regjistruar zhvillohet brenda në Komisariat.

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1299188346796786/

“A po më shoqëron, a je ti komandanti? Më jep një arsye o vlla përse po më shoqëron?”- dëgjohet duke thënë Nar Koka. Ndërsa policët i thonë se do ia tregojnë më vonë dhe i kërkojnë të mbyllë telefonin.

Deklarata e Kokës pasi doli nga Komisariati:

“Unë nuk kam kundërshtuar asnjë punonjës policie. Dua të them që Perlat Çullhaj më ka shoqëruar vetëm për të tërhequr vëmendjen nga droga që ka kaluar në kufi. Ma ka bërë edhe një vit më parë. Sa herë kalojnë 2-3 tonë drogë në kufi më shoqërojnë mua për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Nuk habitem po të më shoqërojnë prapë”, deklaroi Koka për Bë.

Djali i Leonard Kokës është ndaluar nga policia e qarkullimit rrugor rreth orës 13:30 në rrugën e ish-kënetës të qytetit bregdetar.

Kjo, pasi sipas policisë Renald Koka ishte me shpejtësi tej normave dhe pa dokumentacionin e duhur. Djalit të Leonard Kokës iu hoq leja e drejtimit nga patrulla e qarkullimit. Pas kësaj Leonard Koka u shoqërua për të dalë rreth 3 orë më pas me akuzën e kundërshtimit të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.