Horoskopi

Horoskopi i datës 31 mars 2017

07:19 - 31.03.17 gsh.al



DASHI

Ambicia nuk do t’ju mungojë dhe do të jeni të nxitur të përfundoni me sukses projekte madhështore dhe interesante. Kushdo që do të fusë hundët midis jush dhe dëshirave tuaja do të humbasë kohë, duke mos pasur asnjë shans për t’ju ndaluar.

DEMI

Ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit të Marsit në lidhje me Neptunin. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë një rritje. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.

BINJAKËT

Mos u hidhni shumë përpjetë, nëse nuk doni të rrezikoni të rrëzoheni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.

GAFORRJA

Nuk ka asgjë të keqe nëse doni të qëndroni të vetëm. Edhe pse në një këndvështrim afatgjatë, vetmia nuk do t’ju bënte fare mirë. Përpiquni të hyni në lojë. Është e vërtetë, mund të qëndroni pasivë, por nga ana tjetër do të përjetoni më shumë çaste të mbushura me emocione.

LUANI

Keni një nxitje të madhe, e cila mund të jetë e dobishme për të shkëlqyer në shumë rrethana dhe për të marrë shumë vlerësime dhe komplimente. Mos u dorëzoni para vështirësive. Janë thjesht stimuj për t’u përmirësuar dhe për të bërë akoma më shumë gjëra.

VIRGJERESHA

Si ndërmjetës të natyrshëm, këtë të hënë do jeni të mbështetur edhe nga yjet dhe nuk do gjendeni kurrë në vështirësi. Do dilni nga situata me lehtësi të madhe. Ndoshta duhet të shqetësoheni vetëm nga objektiviteti juaj total.

PESHORJA

Gjeni pak kohë për personin që doni dhe përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Ka shtytjen emocionale të duhur, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

AKREPI

Nëse disa çështje do të kërkonin vëmendjen tuaj urgjentisht, nuk keni çfarë t’i bëni, por mos e ekzagjeroni… Do dini t’ia dilni në një situatë ku duhet të kënaqni dy palë, nëse nuk do t’ia arrini me zgjuarsi, atëherë do t’ju ndihmojë fati.

SHIGJETARI

Keni nevojë për një ndryshim ambienti që u rikthen entuziazmin ideve të reja që keni, për të mos humbur gjallërinë dhe entuziazmin që ju shquajnë nga të tjerët. Më në fund erdhi fundjava, pikërisht ajo që ju duhet për të qëndruar më shumë me të dashurit tuaj.

BRICJAPI

Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

UJORI

Koha e mbarimit të punës është një bekim i vërtetë nga qielli, nëse filloni të ndiheni pak të lodhur dhe mezi prisni orën kur të mund të shijoni lirinë. Merreni në dorë kohën dhe hapësirën tuaj, pa e vrarë mendjen se kë keni në krah.

PESHQIT

Përpiquni të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.