AKTUALITET

Kopjoi të dhënat e kreut të Shërbimi Informativ Ushtarak, dënohet zyrtarja e Mbrojtjes

19:32 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, është dënuar me 18 muaj në shërbim prove. Elfrida Bardhanjori ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter. Ky veprim alarmoi drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, në agjencinë, që duhet të garantonte të dhënat kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes, që është edhe pjesë e NATO-s.

Bardhanjori ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t’u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes. “Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra”, ka thënë Bardhanjori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.