Kryesore

Arsimi/ Pas Kryemadhit edhe Meta kritikon Nikollën: Reforma s’arriti suksesin e pritur

11:52 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i LSI ka prezantuar sot platformën për arsimin. Në takimin e organizuar tek Universiteti Politeknik, ku foli për ligjin e arsimit të lartë të miratuar nga PS-LSI, Meta tha se nuk është arritur suksesi që u prit.

“Po e nis me ligjin për arsimin e lartë i cili besohej se ishte një ligj me qëllime pozitive dhe i dha një goditje serioze atij arsimi fiktiv të lartë i cili cenonte cilësinë e dijeve por edhe besimin e të rinjve tek vlera e diplomës së tyre por njëkohësisht ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk kemi arritur atë sukses që është pritur dhe kërkuar. Kjo ka ndodhur mendoj për arsye se edhe kur i bëjmë ligjet e mira ende vazhdojmë të çalojmë në zbatimin e tyre.

Pra, që tek aktet nënligjore, tek bashkëpunimi në zbatim të grupeve të interesit e me radhë. LSI e ka ngritur këtë shqetësim edhe gjatë debateve për arsimin e lartë, edhe para miratimi dhe kur është miratuar në kuvend”, deklaroi Meta. Ndaj është e nevojshme të reflektohen të gjitha shqetësimet, e studentëve, grupeve të interesit etj. Do të mbështesja idenë që kemi nevojë për një sistem sa më integruar të arsimit.

Pa dyshim që modeli finlandez është mjaft i vlerësuar dhe më rezultativi. natyrisht që nuk është e lehtë ta implementosh në një vend tjetër. Dua të nënvizoj rëndësinë e përqendrimit drejt një sistemi që ndihmon fëmijët të mësojnë se sa të memorizojnë. Rritja e kapaciteteve, aftësive përvetësuese, praktike mbetet vendimtare për një përgatitje të suksesshme në tregun e punës”, tha Meta.  Kreu i Kuvendit tha se është shumë e rëndësishme për ne, sidomos në kohët e sotme, në kohët e teknologjive të reja të investojmë shumë më tepër në inovacionin shkencor. Zhvillimi i nxënësve, i të rinjve me ndjenjën e mendimit alternativ dhe kritik është vendimtar në rritjen e aftësive krijuese në të ardhmen”, u shpreh kryeparlamentari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.