POLITIKË

Paskal Milo: Ja katër pikat që zgjidhin krizën politike, pa opozitën nuk ka zgjedhje

09:38 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Paskal Milo kryetar i Partisë Demokratike Sociale pas kushteve të vendosura tashmë nga Partia Demokratike, ky i fundit  ka bërë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike në vend. I ftuar bashke me disa kryetarë të partive të tjera aleate te PS dhe PD, ne emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Milo tha se duke qenë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duhet që palët të bien dakord duke dhënë këto katër opsione për zgjidhje:
Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.
2.Të krijohet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.
3.Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.
4.Numërimi i votës të jetë elektronik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.