SPORT

Tirana rrihet në fushën e saj, tifozët godasin autobusin e Vllaznisë

22:01 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autobusi i tifozëve të Shkodrës është goditur me gurë nga disa persona ende të paidentifikuar, pas ndeshjes me Tiranën.  ‘Klasikja’ e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, që ishte edhe takimi hapës i javës së 27 të kategorisë Superiore ka përfunduar në favor të miqve me rezultatin 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët në minutën e 53 falë një penalltia të finalizuar saktë nga Olsi Gocaj.

Kryeqytetasit filluan të reagojnë, ndërsa në të 80 Mokhtar Cisse barazoi përkohësisht rezultatin. Pak minuta para fundit, Gurishta do shënonte golin e dytë për miqtë që do rezultonte edhe goli që vulosi rezultatin, 1-2. Viti 2017 është kthyer në makth për bardheblutë në kampionat, pasi ende deri më sot nuk ka njohur fitore, pas 9 ndeshjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.