SPORT

VIDEO/ A ishte “teatër” Elbasani-Turbina? Gazetari: Mand Duka, jepi fund kësaj farse!

11:17 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari i “News 24”, Artan Hoxha ka hedhur dyshime se ndeshja e kategorisë së Parë, Elbasani-Turbina ishte e trukuar. “Mand Duka, jepi fund kësaj farse”, shkruan gazetari i njohur në “Facebook”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë dhe më lart, GSH.al ju sjell videon e golave në ndeshjen Elbasani-Turbina e cila përfundoi 3 – 1 për elbasanasit.

POSTIMI I ARTAN HOXHES

A u ka marre malli per estrade?!!!
Shikoni ndeshjen Elbasani-Turbina ne Kategorine e Pare.
Po luhet tani.
A i ka njoftuar njeri ata mavrinjte qe bejne sikur luajne futboll, se ndeshja po transmetohet live ne TVSH Sport?!!!
FSHF dhe Mand Duka jepini fund kesaj farse.
Deri ne minuten e 28 te pjeses se pare, Elbasani jo vetem nuk shkoi asnjehere ne porte por as nuk e kaloi mesin e fushes. Papritur Turbines i bie “rrufeja”, ne 5 minuta Elbasani godet 7 here porten vetem per vetem me portierin dhe shenon 2 gola. Te zeste mbrojtesa te Turbines nuk po gjenin derman ku te fshiheshin sepse elbsanllinjte nuk po benin dot gol. Te goli i pare dolen huq dy mbrojtesa te Turbines, tek i dyti edhe portieri hoqi dore te kapte topin… 2 gola ne 3 minuta….
Hajde futboll hajde, dhe mbi te gjitha live ne ekranin publik…

GSH.al

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.