AKTUALITET

Arrestohet në flagrancë një 46-vjeçar, posedonte 57 gramë kokaine

11:30 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 46-vjeçarë është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi gjatë një kontrolli  fizik i  janë gjetur 57grame Kokainë.

Sipas policisë Gëzim Ikonomi është kapur në flagrancë në rrugën e Elbasanit ku ju gjetën 12 doza kokainë

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 49.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë.

Më datë 31.03.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Gëzim Ikonomi, 46 vjeç, banues në Tiranë

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndan lëndë të dyshuar narkotike, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në rrugën e “Elbasanit”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 7.6 gramë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 49.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë Materialet procedurale  i ‘u  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.