BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Të gjithë “në rresht” për Deep Purple

23:00 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, Të gjithë për Deep Purple.





Të gjithë për Deep Purple
Në sallën e Pallati të Kongreseve, aty ku u bënë tok të majtë e të djathtë. Ku nuk njihej më asnjë ngjyrë politike e asnjë post i rëndësishëm. Në koncertin e “Deep Purple”, ku paparaci ynë ka fokusuar disa nga personazhe VIP në kohën e tyre të lirë


Ritme ndryshe
Më shumë se Aldo Bumçi, koncertin e “Deep Purple” e ka shijuar e fejuara e tij Ilda Zhulali. Ajo nuk ka pushuar së kërcyeri deri në fund në ritmet e këngëve të famshme dhe të reja të bandës, duke ngacmuar jo pak herë dhe Bumçin, që të jetë po aq aktiv sa dhe ajo. Por nuk ia ka dalë dot deri në fund ta injektojë atë me euforinë e saj.


Shalsi, ende vetëm  
Që vajzat e Tiranës janë të interesuara jo pak për Eduart Shalsin, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por mesa duket, atij nuk ia ka mbushur ende syrin asnjëra. Nuk mund të konstatojmë gjë tjetër, për aq kohë sa ai vazhdon të shfaqet i vetëm. Ashtu si dhe në natën e “Deep Purple”, ku i ka qëlluar të jetë i ulur jo shumë larg Olldashit.


Olldashi, jo më si më parë
Shumëkush mund të vinte bast se Sokol Olldashi nuk do të shfaqej në Pallatin e Kongreseve, natën e koncertit të madh live të “Deep Purple”. Po kaq të bindur ishin dhe ata që mendonin të kundërtën. Në fund bastin e kanë fituar këta të fundit, pra ata që e dinin se Sokol Olldashi nuk mund ta humbiste koncertin e një prej grupeve të tij më të preferuar të muzikës rrok. Ashtu si dhe në rastin e koncertit të “Europe”, ai ka qenë i veshur sportiv, i  shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe i ulur në të njëjtën karrige të sallës. Ndryshimi i vetëm në këtë koncert ishte statusi i tij. Nëse grupin “Europe” e priti si kandidati i maxhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, “Deep Purple” i ka takuar dhe shoqëruar në zyrën e Kryeministrit, si një fans i thjeshtë i tyre.


Çifti i heshtur
Kishim kohë pa i parë bashkë Mira dhe Shpëtim Saraçin, pasi ata nuk janë nga ato çiftet që nuk i preferojnë dhe aq aktivitetet e mëdha e kaq shumë të zhurmshme. Por këtë herë duket se kanë hequr dorë nga rregulli i tyre i përgjithshëm, për hir të legjendarëve të rrokut, fansë të të cilëve duhet të kenë qenë padiskutim, përderisa janë gjendur në koncertin më të rrëmujshëm që mund të jetë organizuar ndonjëherë në Pallatin e Kongreseve


Pushimi i shkurtër i Gjatës
Fatmir Gjata e ka lënë për pak momente zyrën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për t’u kushtuar pak vëmendje mysafirëve specialë që ishin në mbrëmjen e 4 marsit në Pallatin e Kongreseve. E jo vetëm për të ndjekur koncertin e tyre por dhe për t’i takuar nga afër, kokë më kokë të pestë anëtarët e bandës “Deep Purple”

Edi Paloka jo vetëm
Në koncertin e “Deep Purple”, Edi Paloka nuk ka qenë i vetëm, por i shoqëruar nga një vajzë brune. Të cilën nuk e kemi identifikuar dot, ndaj dhe nuk mund t’i vëmë ndonjë përcaktim konkret, nëse është apo jo mikesha e re e Palokës. Kështu që po mjaftohemi vetëm me atë që ka parë syri i paparacit tonë dhe që ka fokusuar në aparatin e tij.

Fullani ndryshe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka qenë një fans më shumë në këtë mbrëmje i “Deep Purple”. Një fans aktiv madje, që s’e ka pasur aspak problem se do t’i duhej të rrinte në këmbë për gati dy orë. Siç nuk ka bërë kurrë ndonjëherë, nëse u referohemi të gjitha herëve kur ai ka qenë i pranishëm për ndonjë aktivitet artistik të organizuar në Pallatin e Kongreseve. Në natën e “Deep Purple” ka qenë bashkë me familjen e tij, të cilët dukej se ishin po aq fansë pas këtij grupi, sa dhe i kreu i shtëpisë.

Nostalgjia mbërthen edhe Oketën
Ata që e njohin, të thonë me bindje të plotë se Gazmend Oketa (zëdhënësi politik i Partisë Demokratike) nuk do të mund ta linte kurrsesi pa e shijuar koncertin e “Deep Purple”, aq i dhënë sa është pas muzikës rrok në përgjithësi e pas këtij grupi, të cilin njëherë e një kohë e dëgjonte fshehurazi me shumë ëndje. Do të quhej çudi nëse do të ndodhte e kundërta, pra nëse ai nuk do të kishte shkuar në këtë koncert, (i shoqëruar nga bashkëshortja) për ta dëgjuar më në fund live grupin e tij të preferuar për vite e vite me radhë.

Ky shkrim u botua më 10 Mars 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.