AKTUALITET

Kush janë të rinjtë që hoqën flamurin maqedonas dhe vendosën atë shqiptar

10:09 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që ditën e premte hoqën flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, shkruan gazeta KOHA.

Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës.

Sipas asaj që shkruan gazeta, shokët e Luanit dhe Llokman thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.