AKTUALITET

Maskat lidhin rojen, tentojnë të grabisin biznesin në Vaqarr

11:56 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Momente tmerri ka kaluar roja e një pike grumbullimi ne Vaqarr  ku ka ranë  pre e një tentative grabitjeje në orët e para të mëngjesit.

Personat e maskuar sapo kanë hyre brenda kane thyer dyerte  e zyrave dhe kane kontrolluar ambientet e brendshme me qëllim grabitje

Tre persona të maskuar kanë lidhur rojen dhe më pas kanë nisur të kontrollojnë ambientet e firmës me qëllim grabitjen e parave. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se autorët e kësaj tentative janë larguar më pas me një mjet “Benz”.

Pronarët mësohet se janë thirrur në komisariatin nr. 6 por nuk kanë sqaruar se sa ishte sasia e parave që kishin në subjekt dhe nëse është vjedhur nga grabitësit. Është thirrur për të dhënë dëshminë edhe roja, i cili ka deklaruar se nuk është dhunuar kur e kanë lidhur. Ai është shprehur se autorët i kanë thënë te mos reagoje pasi nuk kanë asgjë me të.

“Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:25, në një pikë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr, pronësi të shtetasit J. C., kanë hyrë tre shtetas, të cilët sapo janë diktuar nga roja e pikës janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, citohet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.