Intervista

Nard Koka për GSH.al: Kap fut mren’ – s’më prekën me dorë, mjerë populli për këtë polici

12:20 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




(Në foto: Leonard Koka me bashkëshorten dhe disa miq në Palermo, para ndeshjes Shqipëri-Itali)

Policia i ka hequr patentën djalit të tij për shpejtësi dhe Leonard Koka ka shkuar vetë për t’i kërkuar llogari policëve. Aty ka patur një përplasje me forcat e rendit.

Renald Koka, 27 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një automjet luksoz, pa dokumentacionin përkatës, kur është ndaluar nga policia e Durrësit. Shoqërimi i Kokës është bërë rreth orës 13:30 dhe ai ka dalë prej aty në orën 18:30. Nard Koka do të akuzohet për “kundërshtim të forcave të rendit”.

Leonard Koka tha në një komunikim me GSH.al se “nuk e di a ka nisur procedim apo jo policia e Shtetit. Nuk më ka prekur njeri me dorë, por unë them mjerë populli për policinë që ka. Kap, fut mren’ – nuk më dhanë asnjë shpjegim”.

Nard Koka njihet si “negociator i 1 prillit” dhe vëllai i ministrit te Mjedisit, Lefter Koka.

Ndërkohë, ka folur djali i tij, i cili ka përshkruar ngjarjen.

“Isha duke ecur tej normave të shpejtësisë, tek zona e ish- Kënetës, ndoshta isha 90 km në orë. Isha vetëm, pa babin, në makinë ku polici më ndaloi dhe më shoqëruan tek pika e bllokimit të makinave. Babi erdhi për tu interesuar dhe meqë në një rast tejkalimi të shpejtësisë thjesht të merret patenta sipas ligjit që unë di, ata nuk kishin pse të më bllokonin makinën. Babi nuk ka bërë sherr thjesht kërkuam të na linin makinën dhe që të kalonte sipas rregullit me bllokim patente dhe gjobë.  Ata nuk kanë pse të më bllokojnë makinë. Por ne e dimë që kjo është tendencioze me ne nga ana e Drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj. Ai kapet gjithmonë me ne dhe me mua dhe me vëllain tim. Është e disata herë që kërkon të nxjerr problem për gjënë më të vogël. Sa herë që kalojmë ne ai njofton që të na ushtrojnë kontrolle policët. Nuk kam patur asnjë problem me dokumentacionin. Jemi gjithmonë të rregullt. Nuk kam patur asnjë gjobë”, thotë Renald Koka.

PRECEDENTI

Në fundit të vitit të kaluar Nard Koka u përfshi në një debat me fyerje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka debatuar në aplikacionin WhatsApp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Vëllai i ministrit Lefter Koka sqaroi se përse i shkruajti me atë gjuhë ministrit Ditmir Bushati. Sipas tij, Bushati ka përfolur në Itali ish-konsullen shqiptare, një vajzë durrsake shumë të nderuar.

“Para disa muajve Bushati shkarkoi nga detyra e konsulles një vajzë nga Durrësi të cilën e njoh. Ajo tashmë ka kohë që është larguar nga detyra, por  ai (Bushati) vazhdon ta përflasë. Dje Bushati ishte në Milano dhe kishte zhvilluar një mbledhje me stafin e ambasadës dhe konsullatës dhe përsëri ishte marrë me ish-Konsullen duke thënë se; ajo ka martuar një prostitute 4 herë dhe gjëra të tjera. Ndaj unë i shkrova mesazhin e parë”, u shpreh Koka duke shtuar se, “ai mendon se unë jam diplomat dhe më dha përgjigje në vend që të heshte dhe të mos përgjigjej dhe mori mesazhin tjetër me të sharë të rëndë”.

Koka thekson se është habitur sotme kur u zgjua nga gjumi me mesazhet që i kishin ardhur në telefon.

“Kur u zgjova nga gjumi lexova dhjetëra mesazhe dhe pashë thirrje telefonike nga politikanë të lartë, por nuk u jam përgjigjur. Shumica me përgëzonin, me thanë; Bravo!”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.