AKTUALITET

Qafë –Thanë /Arrestohen dy persona, tentuan të fusnin në Shqipëri mijëra euro

13:10 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohen dy persona nga policia kufitare e Korçës, mëngjesin e sotëm pasi tentuan te fusnin në Shqipëri në mënyrë të padeklaruar një sasi të madhe të hollash, secili në shumën mbi 10 mijë euro, por pa e deklaruar për autoritetet.

Ardjan Daka dhe Gëzim Xheko, tentuan të hynin në Shqipëri me paratë në euro, ndërkohe qe janë pyetur me parë nga policia nëse kanë diçka për të deklaruar.

Kur policia kufitare ushtroi kontroll, njërit prej tyre iu sekuestrua në cilësinë e provës material shuma prej 10130 euro dhe 25.000 lekë të reja që nuk i kishte deklaruar.

Ndërsa shtetasi tjetër posedonte shumën prej 10.100 euro të padeklaruara. Policia shoqëroi të dy personat ndërkohë që materialet për këtë çështje pas sekuestrimit të parave iu referua prokurorisë së Pogradecit nën akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.