AKTUALITET

Roja e hotelit përndjek punonjësen, dënohet me një 1- vit burg

09:47 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dënohet me 1-vit burg roja i një hoteli në Tiranë pasi akuzohet për përndjekje që i ka bere një punonjëse e po  këtij hoteli. Mësohet se denoncimi është bërë nga një grua që kishte punuar në të njëjtin vend pune me të, si pastruese.

Roja fillimisht kishte krijuar lidhje miqësie me pastruesen e hotelit dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua.

Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte.

Por roja i dënuar është shprehur se me denoncuesen kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.

“Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”, ka thënë ai në gjykatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.