EKONOMI

ATP, 11 mijë dosje, procedurat për t’u njohur me ecurinë e shqyrtimit

09:38 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

Ish-pronarët që kanë aplikuar për kthimin dhe kompensim prone në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin e agjencisë mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të pronave ka në dispozicionin të pronarëve formularin tip, “Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në agjenci për të njohur me fazën në cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t’i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes. Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë në shqyrtim 26 mijë dosje me vendim dhe 11 mijë presin të shqyrtohen me ligjin e ri. Pronat që nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë në dijeni në lidhje me ecurinë dosjes mund të informohen përmes aplikimit në ATP duke plotësuar formularin tip për ecurinë e dosjes. 

APLIKIMI

Për t’u njohur me ecurinë e dosjes subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP-së dokumentacionin kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP-së më- sohet se subjekti plotëson  kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në agjenci. Më pas kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon i dër gon të gjitha kërkesat e ardhura Drejtorit të Përgjithshëm. Kreu i AKKP- ës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas sektori përkatës përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP-së për të tërhequr sh kresën kthimi përgjigje në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë sipas kërkesës. Publikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

FORMULARI

Formulari i aplikimit për formacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralitetet dhe adresën dhe jetë i pajisur me mjet identifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacion pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe ne seksionin e fundit janë të specifikuara pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

Datat dhe qarqet

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka ndryshuar procedurat për administrimin e dokumenteve për plotësimin e dosjeve. Drejtoresha Sonila Qato ka firmosur një urdhër, i cili hyn në fuqi të hënën, ku përcakton kriteret e reja për plotësim dokumentacioni të dosjeve dhe praktikave.

  1. Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do të kryejnë takimet me subjektet e autorizuara çdo ditë të hënë nga ora 09.00-15.00.
  2.  Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të martë nga ora 09.00-15.00.
  3.   Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-15.00.
  4. Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të enjte nga ora 09.00-15.00.
  5. Grupet e punës, të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë do të kryejnë takimet me subjektet kërkues çdo ditë të premten nga ora 08.00-14.00.

 

DOKUMENTACIONI QË DUHET TE PARAQISNI

– Formulari tip

– Fotokopje e kartës së identitetit

– Kopje vendimi nga ish KKP/AKKP (nëse ka)

– Dokumente të tjera

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.