BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Nje pasdite ne kinema

06:00 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, Nje pasdite ne kinema




Nje pasdite ne kinema

Koçi e Kiço… përsëri bashkë
Në çfarëdo premiere apo aktiviteti artistik që organizohet (të paktën) në Tiranë, deputetin socialist, Petro Koçi e sheh (pothuajse) gjithnjë të shoqëruar nga miku i tij i vjetër, ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Kiço Londo. Zor se mund të ndodhë ndryshe. Ja, kështu ka ndodhur dhe në premierën e dokumentarit “Përcjellja”, ku Londo nuk kishte pse ta shënonte ndryshe rikthimin e tij në jetën artistike të qytetit, pas aksidentit të rëndë që i rrezikoi dhe jetën, përveçse me mikun e tij (jo vetëm) të premierave.

Kur të përcjell Mevlani
Mevlan Shanaj e ka konsideruar si një detyrim të tijin realizimin e një dokumentari për Vangjush Furrxhi. Ndoshta sepse rolin e fundit në një film, do t’ia propozonte pikërisht ai aktori, që kishte kohë që ndjente probleme me shëndetin. Rol të cilin Furrxhi nuk e realizoi dot. Duke mos e pasur dot në shesh të xhirimit për “Lule të kuqe, lule të zeza” regjisori Shanaj bëri një zgjidhje tjetër: e përcolli në botën e përtejme aktorin e madh, ashtu siç ai e meritonte. Por gati gjashtë vjet larg nga dita e vdekjes.

Kujdes nga Luiza!
Renditja në kahun e të majtëve i doli për mbarë Luiza Xhuvanit. Gjithë deklaratat që ajo nisi të japë nëpër televizione të ndryshme, tashmë me statusin e anëtares së Këshillit Bashkiak, nuk i dolën huq. Me fitoren e Edi Ramës, fitoi edhe ajo. Çka do të thotë se edhe këtë herë kishte bërë zgjedhjen e duhur. Gjë që i ndodh pothuajse gjithmonë. Çështje fati të jetë kjo apo jo, nuk mund të përcaktohet. Një gjë është e qartë tashmë: gjithçka ajo synon e fiton. E kotë të hysh në garë me të. Fiton gjithmonë ajo.

Përgjithmonë Vera
Sa më shumë kohë kalojnë, aq më shumë Vera Grabocka na çudit me look-un e saj. Ja ku është shfaqur përsëri në krah të bashkëshortit të saj, Timo Flloko më e freskët e më e bukur se kurrë. Disa zëra kanë filluar të thonë se sa herë që ajo shkon në Amerikë bën dhe trajtime speciale për fytyrën e lëkurën e saj. Nuk mund të shpjegohet ndryshe ky rigjenerim i Grabockës.

Leskaj, i kujdesshëm deri në fund
Edhe pse po organizohej në ditët kur do të nisnin diskutimet për ndryshimet në qeveri, pra kur posti i tij si ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve po rrezikohej, Bujar Leskaj e ka respektuar këtë aktivitet. Duke ndjekur rregullisht axhendën e tij, a thua se nuk po e ndjente aspak tokën t’i rrëshqiste nën këmbë.

Ky shkrim u botua më 3 Mars 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.