BOTA

Eurodeputeti grek thirrje për ankesimin e jugut të vendit, pjesë e nismës edhe një shqiptarë

17:59 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Europarlamnetari i Greqisë Notis Marias ka kërkuar shpalljen e Autonomisë në Epirin e Veriut. Gjatë një aktiviteti të mbajtur më 27 mars 2017 në Bruksel Notis Marias në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare “Northern Epiri 1914” folën për rëndësinë që duhet të marrë sipas tyre, çështja e Vorioepirit, me qëllim helenizmin e krahinave shqiptare.

Gjuha e përdorur nga europarlamentari grekë i shoqëruar nga disa të tjerë në këtë aktivitet ndodhi në Bruksel. Lajmi është pasqyruar në mediat greke, sipas të cilave, sekretari i shoqatës “Epirit të Veriut 1914” Spiros Gagalis analizoi situatën aktuale në Himarë, të cilën e quan pjesë të pushtuar të Epirit. Në të njëjtin status ata përfshijnë edhe qytete të tjera të Shqipërisë si Vlora, Korça e Gjirokastra, ku sipas tyre jeton popullësi greke. Ata pretendojnë se popullsisë minoritare greke në këtë pjesë të Shqipërisë i është  konfiskuar  pasuria dhe që kjo pjesë i përket i përket Epirit të Veriut.

Në përfundim të fjalës së tij. Gagalis theksoi argumentet që mbështesin kërkesën në kohë dhe realist për zbatimin e statusit të autonomisë në Vorioepirit. Një tjetër pjestar i këtij aktiviteti ishte edhe një shqiptar i quajtur Lefter Prifti, i cili sipas mediave është anëtarë i byrosë së “Epirit të Veriut 1914”. Në këtë aktivitet, shqiptari Lefter Prifti, foli për qëndrimin e botës politike greke ndaj çështjes vorioepirote dhe kërkoi që kjo të konsiderohet nga Greqia si çështje kombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.