Horoskopi

Horoskopi i datës 2 prill 2017

07:10 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Përhapni energji dhe humor të mirë falë Hënës në shenjën tuaj. Programe udhëtimi me afat të shkurtër. Mos i mbani sekrete partnerit. Do keni fat në biznes ose në studime. Mbrëmje e improvizuar me miqtë tuaj: koha kalon shumë shpejt mes të qeshurave dhe thashethemeve.

DEMI

Çështjet e parave dhe financës ju fusin shumë në mendime, sidomos sot që ju takon të fusni dorën në portofol për shpenzime të paparashikuara. Keni një dëshirë të madhe për përkëdhelje dhe vëmendje. Nuk do mungojnë rastet për të plotësuar dëshirat tuaja.

BINJAKËT

Pavarësisht vështirësive të panumërta, mos u shpërqendroni! Përdorni ironinë tuaj të pazëvendësueshme për të ulur pak tensionet dhe përpiquni të kapërceni pengesat për të zgjidhur disa çështje të rëndësishme.

GAFORRJA

Përpiquni të jeni të qartë më të njohurit dhe personat e rrethit tuaj shoqëror. Ka rrezik që të debatoni me dikë që nuk arsyeton siç duhet. Tregoni kujdes të veçantë në raportet me miqtë: mund të keni disa keqkuptime të vogla në lidhje me opinionet tuaja.

LUANI

Jeni fatlumë, miqtë dhe dashuria nuk ju mungojnë, do merrni mbështetje dhe ngrohtësi nga ata që ju rrethojnë, një ndihmë e madhe në këtë periudhë të lodhshme dhe stresuese. Organizoni diçka jashtë rutinës së zakonshme. Lërini mënjanë mendimet rreth punës sot dhe relaksohuni në shoqërinë e duhur.

VIRGJERESHA

Shqetësimet ndërhyjnë në raportin tuaj sentimental, është mirë t’i lini jashtë shtëpisë problemet e punës. Projektet ambicioze kërkojnë angazhim të madh, por në fund do arrini atë që doni. Tregohuni i gatshëm për të organizuar një event.

PESHORJA

Një ditë e mbushur me ide dhe ndryshime që favorizojnë hapjen e horizonteve të reja dhe krijojnë mundësi pafund për udhëtime. Raporti në çift tregon pak tensione, përmes dialogut do gjeni zgjidhjen e duhur.

AKREPI

E diel pak fitimprurëse. Duke u nisur nga dëshira, sot nuk do bëni asgjë edhe pse shtëpia është në kaos dhe jeni prapa me punët që duhet të ishin përfunduar. Shpenzimet e tepërta ju krijojnë probleme me financat.

SHIGJETARI

Me Hënën kundër, është normale që lodheni për të qenë të kthjellët. Pasi të ndani emocionet nga arsyetimi, do i jepni gjërave peshën e duhur. Mos u nervozoni shumë nga një batutë pa lidhje nga personi që dashuroni.

BRICJAPI

Janë shumë çështje që zënë vëmendjen tuaj, të lidhura së shumti me burimet ekonomike. Merrni energjinë e duhur nga gjërat që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përzemërsia juaj mund të keqkuptohet nga një i njohur që shfaq një lloj interesi për ju.

UJORI

Ndjeni një dëshirë për gjëra të reja. Dashuria është një alkimi, një proces në transformim të vazhdueshëm. Takime të bukura dhe të papritura nëse jeni vetëm. Me mbërritjen e të ardhurave të rëndësishme, mund të bëni ndonjë shpenzim të vogël. Ndryshimet do sigurojnë pak qetësi.

PESHQIT

Hëna te Binjakët favorizon momentet e konfuzionit, duke nxitur perceptimin e një ndjenje pakënaqësie në situatat që gjendeni. Problemet do ju duken më të mëdha sesa janë në të vërtetë. Relaksohuni dhe ndryshoni humorin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.