AKTUALITET

Policia e Matit sekuestron 200 kg hashash, ja ku ishte fshehur

13:09 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia e Matit ka sekuestruar rreth 200 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se droga është gjetur në një tunel në këtë zonë, në fshatin Rreth-Baz, e futur nëpër thasë. Policia dhe prokurori ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.


NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera, tunele, dhe ambiente të tjera” kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Rreth 200 kg lëndë narkotike, e futur nëpër thasë.

Lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit.

Vijojnë hetimet

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.