POLITIKË

Video/ Rama uron Erion Braçen për 45-vjetorin, ja momenti kur i dhuroi dhuratën

12:30 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Për Erion Braçen, sot është një ditë e veçantë, pasi mbush 45 vjeç. E ky përvjetor i deputetit socialist ka përkuar me Asamblenë e PS. Ka qenë pikërisht Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, i cili në fillim të Asamblesë i ka uruar ditëlindjen e 45-të deputetit Erjon Braçe.

Rama i ka dhuruar Braçes një album të historisë së Juventusit, si tifoz juventin që është, dhe e ka ftuar atë që ta marrë albumin në podium.

“Dua ta nis me një urim për një socialist të flaktë, bashkëpunëtor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik, i cili mbush sot 45 vjeç, Erion Braçen. Përveç të gjitha të tjerave, Erjoni është edhe një juventin i paepur. Meqenëse PS është si Juventusi që vetëm fiton dhe pas çdo fitore akuzohet nga kundërshtari i lodhur se fiton me hile, ky është vendi më i përshtatshëm për ta bërë këtë urim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.