POLITIKË

Replikat/ Balla, Luan Ramës: Mistrecllëqet s’shkojnë mes nesh, as Edi as Iliri nuk..

15:23 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duke iu kundërpërgjigjur LSI-së, Balla pohoi se Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga Partia e Punës e Shqipërisë, por nga lëvizja demokratike e ’90. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të selisë rozë pohoi se PS nuk ka përgojuar asnjëherë asnjë ministër që është pjesë e LSI-së.

“Miqësisht i them mikut tim, Luan Rama, ta lërë retoriken e PPSH-së së vitit 1989, sepse as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga PPSH-ja e 1989-ës, po vijnë nga lëvizja demokratike për zgjedhje të lira në vitin 1990. Miqësisht Luan, miku im prej zgjedhjeve të vitit 1996, nuk të takon të bësh analistin e Partisë Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partisë Socialiste, se nuk shkon më me këto mistrecllëqe mes nesh. Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-ës që ka katër vjet në koalicion në partinë tënde dhe kurrë nuk i’a ka lejuar vetes që të përgojojë ministrat e LSI. Gjej një rast ku unë si nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS të kem përgojuar ndonjë ministër të LSI. Po kështu asnjë drejtues tjetër i PS.”, tha Balla për ‘BalkanWeb’.

Pas ‘këshillës’ që Balla i ka dhënë Ramës, ai sugjeroi se LSI ‘duhet ta lërë çadrën e PD-së në vetminë e madhe’.

“Miqësisht miku im Luan, sa për zgjedhjet e lira dhe pluraliste, jam shume dakord me ty, të mos i’a lini as çadrës as Cim Pekës! Lëreni çadrën në vetminë e madhe dhe të shkojmë tek populli për t’i dhënë fund estradave të turpshme të Saliut me popullin shqiptar.”, përfundon reagimin Balla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.