POLITIKË

Tahiri thumbon LSI-në nga Asambleja: S’duam koalicion sa për të mbledhur vota

11:51 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I pari që ka hapur Asamblenë e PS ka qenë ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në fjalën e tij, ai ka pohuar: “Ne meritojmë një Shqipëri moderne. Ne jemi më të fortë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kërkohet më shumë prej nesh dhe kanë të drejtë. Shqipëria humb shumë, nëse bën hap pas. Ndjesë për çdo punë që nuk kemi bërë ende, por më shumë punë do bëjmë bashkë. S’ka koalicion më të rëndësishëm se aleanca jonë me qytetarët dhe kjo është e vërteta e madhe. S’kemi asnjë aleat më të rëndësishëm se sa çdo shqiptar, kush do legalizim është aleati ynë, kush do punë e dinjitet ata janë aleatët tanë, kush do barazi para ligjit ata janë aleatët tanë. Se ne nuk duam një koalicion sa për të mbledhur vota a po për të fituar, ne duam koalicion për të qeverisur, punuar, për shqiptarët. Ndaj ne jemi më të fortë, më shumë dhe më të fortë, kemi qeverinë më të përkushtuar, kemi kryeministrin më të mirë në 25 vitet e fundit dhe kush nuk e ka kuptuar ende ta dëgjojë sot. PS është më e fortë se kurrë dhe bashkë me shqiptarët ne do fitojmë më shumë se kurrë. PD në çadër fshihet nga drejtësia. Disa duan pushtetin në çadër, disa në tryezë”, – ka thënë Tahiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.