POLITIKË

Takimi për koalicionin/ Rama dhe Meta në darkë bashkë me Veliajn dhe Vasilin

21:32 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkën tek Pazari i Ri është edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili. Në takim pritet të merret një vendim për zgjedhjet në Kavajë ose për koalicionin në 18 qershor. Në zgjedhjet e Kavajës, LSI nuk ka dërguar emra në KZAZ, por PS tërhoqi kandidaturën e Silvana Dajës, pas deklaratave të LSI. Nuk dihet nëse Meta do t’i qëndrojë idesë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, si për Kavajën, ashtu edhe për në 18 Qershor. Po ashtu, mbetet pa përgjigje edhe koalicioni mes PS dhe LSI, një çështje që pritet të diskutohet në takim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.