BOTA

Vritet lideri i ISIS-it në një sulm ajror në Egjipt, ja kush është

15:30 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ushtria e Egjiptit ka bërë të ditur sot se lideri i grupit militant të Shteti Islamik në Egjipt është vrarë në sulmet ajrore të muajit të kaluar, shkruan ynetnews.

“Pas sulmit ajror të 18 marsit dhe pas hetimeve të sigurisë, kemi zbuluar se Salem Salmy al-Hamadeen, i njohur si Abu Anas al-Ansari është vrarë”, – thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Hamadeen është njëri prej themeluesve të grupit Ansar Bayt al-Maqdis, që tash njihet me emrin Provinca Sinai e Egjiptit. Ai ishte përgjegjës për trajnimin e militantëve. Ushtria njofton se ai vdiq nga plagët e marra pas sulmit ajror.

Grupi militant në Egjipt i ka shpallur besnikëri ndaj Shtetit Islamik më 2014. Ai është përgjegjës për vrasjen e qindra ushtarëve dhe policëve egjiptianë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.