POLITIKË

Basha komenton për herë të parë darkën: Peshku është qelbur nga koka me kohë

13:19 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës, Lulzim Basha në ditën e 45-të të PD-së në çadrën përpara kryeministrisë, është shprehur i vendosur për ta vijuar protestën deri në krijimin e Qeverisë teknike.

Basha komentoi sot arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e koalicionit Rama-Meta.

“Peshku është qelbur nga koka. Markatën e peshkut le ta komentojnë tregtaret”, ka deklaruar Basha për gazetarët.

Ai akuzoi Ramën se po kërkon të mbajë pushtetin për të ruajtur pasuritë.

“Do humbasësh jo shumë, por do të humbasësh gjithçka me Republikën e Re. Republika e Vjetër e inkriminuar nga maja e kokës deri te thembra e këmbës, është sot banka e krimit që prodhon qindra milionë euro. Me këto para paguhen lobingje të ndyra. Me paratë e korrupsionit blihet fjala e lirë në Europë dhe Amerikë. Kjo është një qeveri kriminelësh që do bëjë gjithçka për të mbajtur pasurinë dhe pushtetin që ka së bashku me krimin”, tha Basha.

Sipas tij “e vetmja garanci për fitoren në këtë betejë epike dhe historike është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore. Me shpifje, me mashtrime, me presione, do të bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, për tërheqjen e PD, Bashës, opozitës nga kjo betejë. Garantoj çdo shqiptar që mund të ndahemi në pikëpamjet tona politike, por që na bashkon vullneti për të pastruar politikën nga krimi dhe për të mos e lejuar Shqipërinë të kthehet në një republikë droge, dua ti garantoj se këtë betejë e ndërmarr me gëzimin dhe vendosmërinë totale sepse nuk është për mua, për karrigen time, për PD, por është për fatin e çdo shqiptari të ndershëm”.

Lideri i opozitës theksoi se “me çdo ditë që kalon jam dhe jemi më të fortë e më të vendosur se në çdo ditë që lëmë pas. Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që dhashë para jush: zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë e të ndershme për qytetarët shqiptarë. Ky është fillimi i një beteje që do ndërtojë republikën e qytetarëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.