BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Të çmendur pas ‘Rally Albania’

16:00 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, Të çmendur pas garës




Të çmendur pas garës
Në ditën e fundit të garës më të re sportive “4X4 Rally Albania”. Ku “Bluetooth” ka fokusuar personazhet VIP, që kanë qenë ose jo pjesë e kësaj loje makinash

Klosi, në ndihmë të një piloteje
Nëse në qershor, kur u organizua gara e parë “4X4 Rally Albania” Blendi Klosi do të merrte pjesë thjesht sa për të shijuar një eksperiencë të re, këtë herë qëllimi ka shkuar përtej aventurës. Në garën e dimrit, sërish në rolin e ndihmës pilotit, Blendi Klosi ka synuar të dalë fitues. E ka pretenduar këtë fitore, duke pasur besim të plotë tek piloti që kishte zgjedhur, tek Julinda Dhamo. Ndoshta do të kishin fituar vërtet, nëse nuk do t’i kishte ndjekur shansi i keq që në fazën e dytë të garës, kur do të harxhonin shumë kohë me ndërrimin e një gome të prishur. Pasi ndihmës pilotit nuk i jepet dhe aq për kësi lloj punësh.


Gara e Artan Lames
E ka ndjekur me shumë vëmendje këtë garë, në të gjitha etapat e saj, që në ditët e para kur organizatorët kanë nisur përgatitjet. Por nuk është tunduar nga ideja për të qenë dhe ai pjesë e kësaj gare, si një pilot apo ndihmës pilot. Kështu që ka vijuar me rolin e vëzhguesit deri në ditën e fundit në Golem, ku e kanë shoqëruar vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij Mirela. Duket se e kanë shijuar këtë ditë, deri në momentin kur janë nisur drejt Tiranës e kur për dreq, makina e tyre ka ngecur në baltë. Çka e ka detyruar Lamen të kërkojë ndihmë. Si të kishte qenë vërtetë pjesë e garës.


Sajmiri, jo fiks fare
Edhe pse nuk e ka pasur për herë të parë,- ka qenë pilot edhe në garën e qershorit- Sajmir Kodra i ka ngatërruar jo pak herë rrugët nga duhej të kalonte. Aq sa në fazën e tretë të garës është dorëzuar. Ka dalë fare nga trajektorja dhe ka mbërritur direkt e në pistën nga ku do të niste faza e fundit. Ku ka mundur t’ia shtojë ca pikë vetes. Por pa arritur dot në krye të listës, gjithsesi.

Ky shkrim u botua më 13 Janar 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.