POLITIKË

Deputeti i LSI-së takon Haradinajn në Strasburg, i çon përshëndetjen e Metës

16:06 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i LSI-së, Flamur Çela i ka bërë sot një vizitë në Strasburg, Ramush Haradinajt, ku dhe i ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga gjithë shqiptarët.Vetë Çelaj ka bërë një postin të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku dhe i shpreh mbështetjen dhe lirimin sa më të shpejtë dhe rikthimin në atdhe.

Statusi

Prezenca ime sot në Strasburg është as më shumë e as më pak detyra morale e çdo Shqiptari Patriot që duhet ti jap përkrahje Legjionarit dhe Komandantit të Vërtet Shqiptar.Në këtë nismën time kam marrë edhe bekimin e liderit politik të LSI z. Ilir Meta, përshëndetjet e të cilit ja përcolla personalisht z. Haradinaj.Dua ta përshëndes Ramush Haradinaj si luftëtar, si politikan, si burrë shteti.Ramush Haradinaj është një emër që ka një simbolik të veçantë për shqiptarët , midis të gjithë emrave të komandantëve të UÇK-së.

Në emër të Ilir Metës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mbarë Shqipëtarve Patriot i uroj Ramushit fitoren e rradhës dhe kthimin triumfator në Atdhe, pranë familjes dhe kombit të tij që po pret krahë hapur birin dhe liderin e vet. Jemi me ty Komandant


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.