BOTA

Donald Trump heq vizat për Maqedoninë, nënshkruan urdhër ekzekutiv

09:15 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv, që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel, ka raportuar USA Televizion.

Urdhri i ri i ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e këtij shteti të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.

Natyrisht, që përfituesit do të jenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel, pasi presidenti Donald Trump, thuhet se firmosi urdhrin eksekutiv, ku thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Mirëpo, veç kësaj, ka disa kushte, sipas lajmit të USA-Teelevizion.com, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.