LIFE STYLE

Gastriti, si të parandaloni sëmundjen e stomakut

08:27 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gastriti është një problem shëndetësor, i cili lind si pasojë e një sërë faktorësh fizikë dhe kirurgjikalë, të cilët çojnë në ënjtjen e mukozës së stomakut. Kjo gjendje shpeshherë shndërrohet në kronike, gjë që sjell dhe përkeqësimin e mëtejshëm. Ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera, çelësi është në parandalimin e tyre. Nëse gastriti arrin të shfaqet njëherë, ai sjell me vete edhe shumë rregulla dhe kufizime në mënyrën e jetesës. Për këtë arsye është më mirë që të marrim masat e nevojshme për ta parandaluar.
Konsultimi me mjekun
Shumë prej nesh kanë zakonin që të pinë ilaçe pa recetë për të hequr dhimbjet e stomakut. Nëse duam që të ruhemi nga gastriti, duhet të heqim dorë nga kjo procedurë. Dhimbjet e stomakut kanë natyrë të ndryshme. Ne nuk mund të dimë nëse ilaçi që kemi blerë pa recetë dhe që e pimë jep rezultate të ndryshme nga ai që ne dëshirojmë. Për këtë arsye, gjithmonë është e rekomandueshme që të konsultohemi me një mjek para se të pimë çfarëdolloj ilaçi.
Ushqimet e freskëta
Nëse duam që të jemi të shëndetshëm dhe të mos kemi probleme me gastritin, është e rekomandueshme që të hamë ushqime të shëndetshme. Nëse është e mundur duhet të eliminojmë produktet dhe ushqimet e ngrira. Edhe më keq është nëse konsumojmë ushqime, të cilat kanë qëndruar në frigorifer për një kohë të gjatë. Tek ushqimet që ruhen në të tilla kushte zhvillohen disa lloje bakteresh, të cilat mund të shkaktojnë gastritin.
Mënjanoni ushqimet e yndyrshme dhe të dëmshme
E rëndësishme është që të hamë ushqime të lehta dhe të shëndetshme. Njerëzit, të cilët hanë ushqime të shpejta, të skuqura dhe pikante janë më të predispozuar për t’u prekur nga gastriti. Kur ne hamë ushqim të yndyrshëm ose pikant, struktura e trupit tonë ndryshohet së bashku me sekretimin e lëngjeve që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Kjo gjë mund të dëmtojë sistemin e tretjes dhe të shkaktojë gastrit.
Të mënjanojmë ushqimet e pagatuara mirë
Ushqyerja me ushqime që janë të pagatuara mirë ose të gjalla nuk është e shëndetshme. Ndër këto ushqime kryeson mishi. Duhet të jemi të sigurt se ushqimi që konsumojmë është i zierë ose i pjekur sa duhet. Nëse është gjysmë i pjekur, me siguri përmban baktere, të cilët lehtësisht mund të hyjnë në trup nëpërmjet stomakut dhe me siguri fillimisht do të dëmtojnë indet e tij.
Lani shpesh duart
Diçka që e mësojmë që kur jemi fëmijë dhe që duhet ruajtur në mënyrë strikte, nëse duam që të parandalojmë gastritin është ruajtja e higjienës ose “zakoni i shëndetshëm” për të larë duart me sapun para se të fillojmë të hamë. Meqenëse duart prekin dhe mbajnë gjëra të ndryshme gjatë gjithë ditës, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt nëse nuk kemi pasur kontakt me ndonjë lloj bakteri që mund të dëmtojë organizmin tonë.
Mos konsumoni fruta dhe perime të palara
E këshillueshme është të mos hamë fruta dhe perime të palara, sidomos ato që shiten nëpër kuti ose në rrugë. Ato jo vetëm që do të jenë të mbuluara me pluhur, por janë të mbushura me shumë baktere, duke qenë se janë lënë për orë ose ditë të tëra në rrugë. Kur hamë këto fruta, bakteret hyjnë në organizmin tonë dhe e bëjnë më të ekspozuar për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe gastritin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.