POLITIKË

Henri Çili: Koalicioni PS-LSI mbaroi. Tani Meta i kërkon Bashës kryeministrin

23:40 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta deklaroi pas mbledhjes në kryesisë së LSI, se koalicioni me PS mund të vazhdojë nëse plotësohen standardet e zgjedhjeve të lira dhe nëse opozita merr pjesë në zgjedhje. Duke analizuar këtë deklaratë, analistët e ftuar në studion e “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, shprehën mosbesimin e tyre për dhënien fund të marrëveshjes Rama- Meta. Henri Çili ishte i vetmi që u shpreh për përfundim të marrëveshjes Rama-Meta dhe hodhi tezën se tani Meta do i kërkojë Bashës, kryeministrin. “A është gati Basha t’ia japë, kjo është çështja”, tha Çili.

Henri Çili: Vendimi i Metës ishte një vendim i pritshëm dhe i logjikshëm. Koalicioni nuk është më. Ka nisur një moment i ri politik për Shqipërinë që tregon se PS dhe LSI nuk do të futen bashkë në zgjedhje. Kemi një realitet të ri. Në mënyrë logjike LSI dhe Meta nuk mund t’i realizojnë objektivat e tyre me Ramën, pasi duan të njëjtën gjë. Nëse do të ishin në ekuilibër nuk do të kishte kaq shumë konflikte. Por kjo tregon se nuk ka ekuilibër.

Frrok Çupi: Unë nuk e besoj që Meta doli nga koalicioni. Kemi nevojë për një gjuhë të hapur. Nuk është thënë gjë. Jemi në të njëjtën situatë si edhe dje. Flasim për qevrinë dhe ende nuk kemi zhvilluar zgjedhjet. Meta ka përdorur gjuhën që mund ta ndryshojë edhe nesër. Unë e shoh si një kurth për protestën.

Gjergj Bojaxhi: Melodrama nuk ka mbaruar. Meta i ka lënë hapësirë vetes për ta ndryshuar deklaratën e sotme. Nuk ndodh në asnjë vend që kryeministri të zgjidhet me votëbesimin e opozitës.

Bledi Kasmi: Deklarata e Metës e komplikon jo vetëm qeverinë e Ramës por edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Mund të jetë një skemë e rakorduar mes tyre. Jemi në pozicion që LSI është me të majtën por imponon qeveri teknike. Ai kërkon qeveri teknike dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, duke synuar që t’i fitojë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.