POLITIKË

Ironia e Oerd Bylykbashit, tregon histori: Peshku qelbet nga koka

10:24 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar duke ironizuar darkën me peshk mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Bylykbash ka treguar historinë e një xhaje dhe dy shitësve të, ku mes të tjerash thuhet se “peshku qelbet nga koka”. kjo përmes një postimi në “Facebook”

“Osht qelb ka hone!

Te markata e peshkut ishin dy tipa, njeri i gjate dhe tjetri i shkurtër qe po shisnin peshk me tezge. Afrohet një burrë i vjetër dhe i pyet:

– I freskët është ky peshku, mor çuna?

– Pooo, shume i freskët, sapo është kap. – i thonë këta te dy.

– A ta shoh pak? – pyet i moshuari dhe mori një peshk, e pa me kujdes, i mori ere tek bishti dhe rrudhi fytyrën.

Tipi i gjate nuk e mbajti gjuhen dhe i tha:

– Eh mer xhaje, s’marrke ere fare nga peshku! Si te mbaka plaka te shpia?! Po pse re, te bishti shihet peshku a është i freskët apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku merr vesh ti! Leje plaken t’boj pazar me mire.

I moshuari e pa një here nga poshtë lart, se helbete ishte zullap i gjate, i hodhi një sy edhe shokut te tij te shkurtër e ia priti:

– Te keqen xhaja qeke hazer xhevap. Ke te drejte, peshku qelbet nga koka, po me ka mesu baba se kur mban ere bishti, koka osht qelb ka hone (me kohe). Ky mbaka ere mer xhaje e te qelbka qysh n’bisht.

I gjati ngeli si peme, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojen se bashke po e shisnin peshkun”, shkruan Bylykbashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.