POLITIKË

Basha e Meta presin ambasadorin Donald Lu dhe ish-ambasadorin Arvizu

11:37 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas takimit me Lulzim Bashën, kreun e opozitës, dy diplomatët amerikanë, Donald Lu dhe Aleksander Arvizu i janë drejtuar Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ish-ambasadori Arvizu tani mban postin e Zv/asistentit të Sekretarit të Shtetit në DASH.

Tema e takimit me Metën nuk është bërë publike, por në takimin që ata patën me Bashën, sipas burimeve, u tha se diskutuar për situatën politike në vend, por sidomos për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit dhe lidhjet e trafikantëve me pushtetin.

Takimi me Bashën

Lëvizje ka edhe nga kampi i Partisë Demokratike, një ditë pas darkës 4 orëshe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI Ilir Meta.

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu po zhvillon një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në selinë PD.

Takimi i ambasadorit amerikan Lu me Bashën po mbahet në selinë e PD dhe ka nisur sot në mëngjes, rreth 20 minuta më parë, rreth orës 10:00.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por vjen ne një moment qe opozita e ka deklaruar qarte qe nuk do te futet ne zgjedhje dhe ndërkohe pritet vendimi i mazhorances nëse do te vazhdoje koalicioni për te dale bashke ne zgjedhje, apo do te mbyllet këtu, pak muaj para zgjedhjeve te 18 qershorit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.