POLITIKË

LSI mbledh kryesinë në mbrëmje, Meta: Kavaja? Zgjedhjet s’bëhen për ne, por për…

18:00 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryesia e LSI-së do të mblidhet në orën 9 në mbrëmje për të diskutuar rreth ofertës së PS-së për koalicion bashkëqeverisës.

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kavajë për kreun e kësaj bashkie do të marrë pjesë dhe LSI. Duket se darka mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe kreut të LSI, Ilir Metës ka dhënë frytet e veta. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në KQZ emrin e komisionerit të saj për anëtar të KZAZ-së së Kavajës, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në 7 maj.

Sot ishte afati i fundit për partitë që të dërgonin komisionerët, ndërkohë që PD dhe PR pritet të bojkotojnë këtë proces.

Por ndërsa LSI-ja është bërë pjesë e zgjedhjeve të Kavajës, të tjera sinjale vijnë nga Ilir Meta.

Gjatë një takimi me të rinjtë në Njësinë nr. 1, ai ka thënë se LSI kërkon që zgjedhjet të jenë të lira, pasi ato nuk bëhen as për pozitën, as për opozitën.

“Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar, janë ata që votojnë, që vendosin. Zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike. Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin. Çdo lloj konflikti, është kosto për çdo qytetar, familje, dhe  të rinjtë”, ka thënë Meta në takimin me të rinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.