POLITIKË

Manjani: Ja qytetet ku duhet pastruar policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!

10:23 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanit, i njohur për deklaratat e tij kundër policisë, veçanërisht në luftën kundër kanabisit, nuk i del e keqja, ndërsa ka vijuar kritikat e tij.

Në një postim në “Twitter”, Manjanin, duket se nuk e kanë kënaqur shkarkimet e fundit në komisariatin e Kurbinit dhe Lezhës, ndërsa komenton se për të çkanabizuar Shqipërinë ka ende të tillë policë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës.

“Ka ende shumë policë, të policisë që deshën, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës! Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!”

Shkarkimet

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, Feliks Hysi si dhe 5 punonjës të drejtorisë së policisë vendore Lezhë dhe komisariatit Kurbin u përjashtuan të dielën nga radhët e policisë së shtetit pasi kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se masat janë marrë pas konstatimit të një parcele me 513 fidanë kanabis në rrethin e Kurbinit, të cilën punonjësit nuk e kishin evidentuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.