KULTURË

Miku i Françesk Radit: Si këndonte këngët e Çelentanos në barakën vrima-vrima ku ishte internuar

18:49 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kritiku i njohur shqiptar i artit Josif Papagjoni njëkohësisht dhe një nga miqtë më të afërt të kantautorit Françesk Radi ka treguar përmes një postimi në Facebook vështirësitë e artistit në periudhën e internimit.

Sipas Papagjonit, Françesku jetoi në një baraka druri vrima-vrima pas plenumit të IV të PPSH (1973-1974).  Gjithashtu ai kujton me nostalgji kohën kur ai këndonte me kitarrë këngën e këngëtarit italian Adriano Celentano.

“Sa mesova lajmin e hidhur te vdekjes se kantautorit Francesk Radi. Ishte nje mik i vyer i rinise sime, kemi fjetur se toku ne nje dhome ne Fushe-Ares asaj kohe te acarte pas plenumit te IV te PPSH (1973-1974), fillimisht ne nje barrake druri vrima-vrima e pastaj ne nje studio ne prapaskene ne Pallatin e Kultures.

Shkembenim deshperimet tona, por dhe shpresat, energjine, humorin, artin. Madje dhe kenduam bashke disa kenge te tij, deri ne TVSH, duke marre une persiper rolin e “garantuesit” te daljes ne skene, pasi ia kishin ndaluar. Dhe aty, mes bores dhe eres, ne gjithe veshtiresite e menduara te asaj kohe, me gjithe frikerat dhe pasigurite, ai merte kitaren dhe kendonte ne dhome kenge te Adriano Celentanos e kengetareve te tjere italiane.

Ende e kam ne vesh zerin e tij paksa te ngjyrur, krejt origjinal, dhe ate tipin e njeriut te urte, babaxhan, me koken varur mbi tastjere, ne nje perhumbje te bukur. Dhe ky imazh, me ate miqesi e respekt gati te shenjte te krijuar atehere, ne vitet e veshtira te rinise sone, me ndoqi gjithe jeten, duke mbetur nje adhurues i muzikes se tij, por dhe i miqesise qe kam pasur.

Ngushellime familjes, Teftes dhe femijeve, si dhe gjithe adhuruesve te tij,”-përfundon postimi i tij. Kantautori Françesk Radi ndërroi jetë gjatë ditës së sotme pas një jave u shtruar në spitalin e QSUT si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Gazeta Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.