POLITIKË

“Për Shqipërinë që duam”, zbulohet slogani i PS-së për zgjedhjet

21:17 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama heq dorë nga sllogani i vitit 2013 “Rilindje” për ta zëvëndësuar me një formulë tjetër, për t’u prezantuar para elektoratit vjollcë.

Rilindja është zëvëndësuar me slloganin “Për Shqipërinë që duam. Shtet. Punë. Mirëqenie”. Për herë të parë motoja me të cilën do të hyjnë socialistët në zgjedhje u prezantuan ditën e djeshme në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Për Shqipërinë që duam” të kujton menjëherë slloganin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, kur ai fliste “Për policinë që duam”.

Tre fjalët e tjera përfaqësojnë edhe tre kolona të qeverisjes socialiste në këto katër vite, të përsëritura në fjalimet politike të krerëve të mazhorancës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.