POLITIKË

Pas darkës me IIlir Metën, Rama thërret urgjentisht deputetët e tij

11:20 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Menjëherë pas darkës hermetike për mediat dhe opinionin mes dy krerëve të koalicionit qeverisës, Partia Socialiste do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente të grupit të saj parlamentar.  Darka mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Meta, duket e frytshme, por ende nuk ka një verdikt te fundit në lidhje me koalicionin. Ajo që mbetet akoma e sigurt është se pas 48-orësh do të mblidhet  kryesia, ku pritet të mësohen detaje të tjera më të detajuara rreth darkës. Nga burime brenda kësaj force politike, mësohet se ky takim është thirrur nga kryetari, Edi Rama.

Pas zërave të besueshëm në media dhe rrethet politike që kanë qarkulluar gjatë këtyre orëve, sipas të cilëve mes dy krerëve të koalicionit është arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duket se Rama sot do të kryejë edhe formalitetin me deputetët e tij.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se protagonistët që kanë qenë të pranishëm në darkë, mes dy krerëve të koalicionit,  kanë dalë të buzëqeshur.

Ajo që ka ngelur në fakt e pasqaruar është pozicioni që do të mbajë aleanca e majtë në lidhje me opozitën, e cila  vijon protestën në bulevard. Partia Demokratike kërkon me çdo kusht qeveri teknike dhe shtyrje të datës së zgjedhjeve të paktën 100 ditë, si parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.