POLITIKË

“Shqipëria ka ikur për peshk”, reagimi i parë nga PD-ja për darkën Rama –Meta

09:59 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Takimi mes Ramës dhe Metës në një restorant te ‘’Pazari i Ri’’ nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në ambientet e demokratëve.

Lucioano Boçi ka qenë i pari nga radhët e Partisë Demokratike që ka komentuar darkën mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të kuvendit Ilir Meta

Shumë e kanë quajtur pazar ashtu si dhe ka emrin vendi i takimit. Ndërkohë që pas darkës ka deputeti Luçiano Boçi i PD-së që ka thënë se Shqipëria ka ikur për peshk.

‘’Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)!!!!! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!!!’’, shkruan Boçi.

Darka zgjati deri vonë pas mesnate. Gjatë ditës së sotme ndoshta mund të ketë një reagim më të qartë se ç’po ndodh me koalicionin qeverisës. 

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ndërsa kreu i LSI-së Meta nga Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.