BOTA

Video tronditëse/ Dy shpërthime të forta në një metro në Rusi, 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

14:49 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

https://www.youtube.com/watch?v=siFjlAnmba4




Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur një metro sot në Shën Petersburg të Rusisë, duke shkaktuar shumë të plagosur dhe të paktën 10 viktima deri më tani.

Agjencitë e lajmeve ruse TASS dhe Interfax raportojnë se nga shpërthimi në stacionin e metrosë Sennaya Ploshchad, ka shumë të plagosur, ku numri i tyre deri më tani shkon në 50.

Në internet po qarkullojnë fotot e para që tregojnë tymin dhe një nga pjesët e metrosë së dëmtuar, raporton “Mirror”. Nuk dihet ende me çfarë ka lidhje kjo ngjarje.

Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes tregojnë trupa njerëzisht të shtrirë në tokë mbuluar nga gjaku, ndërkohë që raportohet se janë mbyllur 3 metro, si pasojë e shpërthimit.

Dëshmitarët okularë thonë se ndodhi një shpërthim teksa thuhet se mund të kenë qenë dy bomba që kanë shpërthyer.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në këtë qytet, është informuar rreth asaj që ka ndodhur thonë mediat ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.