POLITIKË

Zbardhen takimet, ja çfarë i thanë Basha e Meta amerikanëve

14:26 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy diplomatë amerikanë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Mësohet se Basha në bisedën me dy diplomatët amerikanë ka vijuar të këmbëngulë se qeveria aktuale nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme; Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

“Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, kryeministri Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Interesi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ruajtja e pushtetit me çdo kusht.

Në këto kushte, rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira është krijimi i një qeverie teknike, me një mandat të qartë për zbatimin e menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, parandalimin e rikanabizimit të vendit dhe luftën kundër drogës dhe parave të drogës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, theksoi kryetari i opozitës në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë” thuhet në njoftimin për shtyp të selisë blu.

Pasi kanë lënë selinë PD, dy diplomatët amerikanë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i janë drejtuar kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi zgjati rreth 30 minuta. Në këtë takim Kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.