BOTA

Zgjidhet presidenti i ri i Serbisë, Vuçiç: Krenar që më votuan 2 milion veta

09:29 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri konservator Aleksandër Vuçiç ka fituar zgjedhjet presidenciale të të zhvilluara këtë të diel në Serbi.

Sipas agjencisë Reuters, ai ka fituar më një diferencë të madhe votash, duke konfirmuar dominimin e tij në vendin ballkanik dhe duke shërbyer si balancues midis Perëndimit dhe Rusisë.

Vuçiç, 47 vjeç, ka shmangur një balotazh të mundshëm, pasi ka marrë rreth 55% të votave.

“Qytetarë të nderuar të Serbisë, unë jam shumë krenar për faktin se ne kemi marrë ngarkesën e besimit të qytetarëve të shquar të Serbisë, dhe të 3.7 milionë njerëzve që shkuan në qendrat e votimit duke na votuar me 2,035,000 vota”, ka thënë Vuçiç.

Rivali më i afërt i tij, kandidati i opozitës Sasha Jankovic ka marrë vetëm 16.2 për qind të votave, sipas një projeksioni nga grupi i votimit Ipsos.

Vuçiç pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e shtetit në fund të majit, post i cili është më shumë ceremial, por Reuters shkruan se ai de facto do të ruaj kontrollin e Partisë Progresive të Serbisë.

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe stabilitetit më të madh fiskal, Serbia mbetet e zhytur në varfëri dhe korrupsion. Por për mbështetësit e tij, Vuçiç është një “dorë e fortë” në një rajon të trazuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.