POLITIKË

Akuza e Berishës: Skafi me 1 ton drogë në Karaburun ishte i Agron Xhafajt

12:26 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’,ku ka akuzuar vëllain e ministrit të drejtësisë, Fatmir Xhafaj se skafi me 1 ton drogë në Karaburun ishte i Agron Xhafajt.

Gjithashtu Berisha  ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet emri i vëllait të Fatmir Xhafajt.

 

MESAZHI I BERISHËS
Skafi me 1 ton droge ne Karaburun ishte i Agron Xhafës!
Oficeri dixhital denoncon:
Agron Xhafën, vëllain e Fatmir Xhafës si
– pronarin e skafit me 1 ton drogë të kapur në Karaburun
– njeri nga skafistët u gjend i mbytur kurse tjetri është zhdukur
– policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet vellacko Agroni! sb
Përshëndetje zoti Berisha. Desha te ju informoj se ne policinë e Vlorës por edhe ne qytet te gjithë e dinë se Skafi me 1 ton drogë që u gjet i braktisur në Karaburun ka qene i Agron Xhafës, vëllait të ministrit të brendshëm. U gjet njeri nga skafistet i mbytur dhe një tjetër është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ne komisariatin e Vlorës ushtrohet terror që të mos përmendet emri i vëllait te ministrit Xhafa. Ju lutem bëje publike, me respekt.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.