POLITIKË

Çfarë po ndodh në zyrën e Ramës? Kryeministri mbledh “të besuarit”

11:57 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndërsa nga Asambleja e PS i bëri thirrje LSI të vijojnë koalicionin edhe për zgjedhjet e 18 qershorit, dhe pasi tha se marrëveshja me LSI-­në i shërben vendit, kryeministri Edi Rama, pas darkes me peshk, duket se e ka marre edhe publikisht përgjigjen e Metës, kreut të LSI.

Ai e bëri të qartë pas mbledhjes së kryesisë së LSI, se pergjegjesia eshte e zotit Rama qe te ulet me liderin e opozites ne tryeze dhe te gjeje zgjidhje per krizen politike, duke i ofruar besim opozites.

Për këto deklarata, kreu i qeverisë ende nuk është përgjigjur, dhe nuk dihet se kur do ta bëjë këtë.

Por Edi Rama duket se nuk po rri në qetësi. TemA raporton se ai ka nisur kontaktet e para me njerëzit e tij më të besuar në qeverisje.

Rama pas takimit me ambasadorin Lu dhe ish­ambasadorin Arvizu, ka thirrur ne ambientet e kryeministrise Saimir Tahirin, Gramoz Ruçin, Erion Veliajn dhe Fatmir Xhafajn.

Deri në orën 11:30 Rama nuk ka folur asnjë fjalë.

Teksa edhe sot si çdo dite, ka postuar foton e pershendetjes ne rrjetet sociale, por ndryshe nga heret e tjera, nuk i eshte pergjigjur komentuesve dhe interesimit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.