BOTA

Dënimet/ Shqiptari dhe grupi i tij i terrorist planifikuan të vrisnin deputetin e djathtë

20:18 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lideri i një grupi terrorist islamik, i cili udhëhoqi komplotin për të hedhur në erë një stacion hekurudhor në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm. 29-vjeçari Marco G. u arrestua në kohë dhe ndodhej në Gjykatën e Lartë të Dyseldorfit në momentin kur do të ndodhte komploti i cili do të kishte shkaktuar gjakderdhje në stacionin kryesor të Bonit. Dy bashkëpunëtorët e tij janë gjithashtu në burg duke vuajtur dënimin me 9-12 vite për planifikimin e skemës së vrasjes së një politikani të ekstremit të djathtë.

Të pandehurit kanë qëndruar për 4 vjet në paraburgim në pritje të dënimit. Më 10 dhjetor 2012, një bombë u zbulua në Platformën numër 1 në stacionin e trenit  në vendin që dikur ishte kryeqyteti i ish-Gjermanisë Perëndimore. Për këtë çështje janë dënuar edhe 3 persona të tjerë ku njëri prej tyre është shqiptar. Enea Buzo, 46 vjeç sëbashku me një gjerman me inicialet Tayfun S, 27 vjeç dhe një tjetër gjermano-turk me inicialet Koray D, 28 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.