SPORT

Femrat u zënë stadiumin, rifillojnë polemikat Tirana – Partizani

10:41 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Futbolli shqiptar hyn në javën e masakrim it të stadiumeve, ku barrën më të madhe do ta mbajë “Selman Stërmasi”. Përveç ndeshjeve të kampionatit, këtë javë luhen në Shqipëri edhe paraeliminatoret e Kupës së Botës 2019 për femra të Grupit B, ku bën pjesë Kombëtarja jonë. Ky grup i zhvillon ndeshjet me sistem grumbullimi në vendin tonë, ndeshje të cilat janë vendosur që të luhen në dy stadiume, “Elbasan Arena” dhe “Selman Stërmasi”.

Impianti i vetëm i kryeqytetit është i detyruar që në kuadrin e pesë ditëve, 6-11 prill, të përballojë pesë ndeshje, tre kanë të bëjnë me eliminatoret e femrave dhe dy ndeshje kampionati të Partizanit dhe Tiranës. Më 6 prill, në “Selman Stërmasi”, në orën 14:00 luhet ndeshja e kombëtares së femrave mes Greqisë dhe Maltës. Më 8 prill, ora 14:00, luhet takimi Greqi-Kosovë.

Më 9 prill, ora 19:00, kalendari parashikon të luhet Partizani-Luftëtari, ndërsa më 10 prill, ora 19:00, do të zhvillohet sfida mes Tiranës dhe Teutës, përballje këto të vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ndërsa një ditë më pas, më 11 prill, ora 14:00 do të zhvillohet takimi Kosovë – Maltë. Densiteti i takimeve, por edhe parashikimet e kësaj jave që kanë të bëjnë me një mot të paqëndrueshëm, shtojnë shanset e masakrimit të tapetit të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Pa dyshim, në këtë përcaktim kalendari, përgjegjësia kalon mbi FSHF-në, e cila mund të kishte zhvendosur ndeshjet e kombëtareve të femrave në një impiant tjetër.

QËNDRIMI I PARTIZANIT

Kjo ngjeshje kalendari bëri që dje të dilnin zëra se Partizani mund ta priste Luftëtarin jashtë kryeqytetit. Por drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për “Panorama Sport” ka larguar zërat për një shtegtim të “demave” për këtë sfidë.

“Sipas kalendarit, Partizani e pret Luftëtarin të dielën e 9 prillit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, në orën 19:00. Nga ana jonë nuk ka asnjë diskutim, kështu që ndaj Luftëtarit do të luajmë në kryeqytet. Për të tjerat nuk është përgjegjësia jonë”, u shpreh Tomori.

Ky qëndrim i klubit pritet që t’i ngrohë tifozët e kuq, të cilët duan që të jenë më të shumtë në stadium, mundësi të cilën ua ofron vetëm “Selman Stërmasi” për momentin.

BLLOKIMI I TIRANËS

Tirana pritet që të bëhet pengesë, në mënyrë që ta largojë Partizanin nga kryeqyteti për këtë javë, aq më shumë që ata duhet të luajnë një ditë pas tyre. Mësohet se bardheblutë nuk do ta pranojnë kalendarin e kësaj jave, pasi nëse do të luheshin të gjitha ndeshjet e programuara, i bie që stadiumi i tyre të pësonte një masakrim të vërtetë. Plus që fusha nuk do të ishte në kondicionin e duhur për ndeshjen e tyre me Teutën.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.